Gazetarja infektohet me “Delta” edhe pas vaksinimit: Është i pamëshirshëm dhe shumë herë më ngjitës
15 Korrik 2021, 19:01Nga DOSJA
SHBA-Gazetarja Catt Sadler e lajmeve rozë e gazetës E!News ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se është infektuar me variantin “Delta” pasi ishte vaksinuar.
Ajo treguar eksperiencën e saj të infektimit me variantin “Delta” ku ka thnë se po kujdesej për një person, i cili ishte me Covid-19 dhe u infektua edhe pse ishte e vaksinuar me të dy dozat anti-covid.
Postimi i plotë
“Është e rëndësishme, lexojeni! Jam plotësisht e vaksinuar dhe kam Covid. Po jua them këtë në mënyrë që të kuptoni, se pandemia NUK ka mbaruar. Delta është i pamëshirshëm dhe shumë herë më ngjitës, ndaj dhe mua më infektoi edhe pse isha e vaksinuar. Isha duke u kujdesur për dikë që u sëmur me Covid (megjithëse në atë kohë mendonim se ishte thjesht grip) kështu që unë rashë në kontakt të ngushtë me virusin, edhe pse kisha vendosur maskë, edhe pse jam e vaksinuar plotësisht, unë u infektova. Supozova se do të isha mirë. Por ja që nuk jam. Në qoftë se nuk je i vaksinuar dhe nuk vendos një maskë, të garantoj që nuk do doje të ndiheshe njësoj siç po ndihem tani. Por, edhe nëse je i vaksinuar, mos e lër me kaq kujdesin. Sugjeroj me ngulm ta vendosësh maskën në vende të mbyllura e me shumë njerëz. Mesa duket kjo pandemi nuk ka kaluar akoma. Vaksinat zvogëlojnë gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjen, por kjo nuk do të thotë se jeni të pathyeshëm dhe se nuk mund të infektoheni. Kështu që vazhdoni të mbroni veten.”
TIRANË– Moderatorja Bieta Sulo ka rrëfyer një incident që i ka ndodhur tre javë më parë gjatë një udhëtimi për pushime në Sarandë. Gjatë emisionit që...
KALIFORNI – Gruaja e paidentifikuar ngeli e bllokuar në një hapësirë rreth 20 cm në qytetin e Santa Ana. Ende nuk dihet se si arriti të ngecte në atë hapësirë. ...
TIRANË– Pas deklaratës së gazetares Ilva Tare, për largimin e saj nga Euroneës dhe vendimin për t’u larguar nga Shqipëria drejt Amerikës, të shumtë ishin m...
SHBA- “YouTube Short” ka nisur si aplikacion në Indi vitin e kaluar por u zgjerua në 26 vende dhe shumë të tjerë pritet t’i shtohen listës.Në mënyrë të ngjashme...
TIRANË– Gazetarja Eni Vasili, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një foto domethënëse nga salla e lindjes, ku tregon këmbën e njërës prej vogëlushev...
TIRANË– Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij Orinda Huta janë bërë prindër ditën e sotme për herë të parë.Njoftimin e ka bërë të ditur Turjani n...