Ekonomi

Shkelje me tenderat, buxheti humbi 4.5 mln € në 2020/ Del RAPORTI i auditit në Ministrinë e Financave: Gabime në kritere d

15 Korrik 2021, 14:38 Nga DOSJA
Shkelje me tenderat, buxheti humbi 4.5 mln € në 2020/ Del RAPORTI i

TIRANË– Mbi 9200 shkelje janë konstatuar gjatë vitit të kaluar në sistemin e prokurimeve publike, në sistemin e tatim-taksave, apo edhe sa i takon monitorimit të koncesioneve dhe pronave publike.

Sipas gazetares Eliza Gjediku, në auditin e brendshëm të Ministrisë së Financave këto shkelje i kanë kushtuar shtetit për vitin 2020 ton një dëm prej 1.2 miliardë lekësh, prej këtyre shkeljeve. 45% e dëmit është nga shkeljet me procedurat prokuruese, që u kushtojnë taksapaguesëve 553,6 milionë lekë.

“Shkeljet e konstatuara sipas financave janë: Planifikim jo i saktë i nevojave duke mos marrë parasysh gjendjen e magazinave në fund viti, të cilat rezulton me gjendje në shuma të konsiderueshme. Fondit limit të llogaritur i mungon argumentimi dhe analiza e nevojave nga sektorët përkatës në momentin e përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm. Shkelja e parimit të barazisë në tendera dhe shpallja e padrejtë fitues e operatorit nga Komisioni pasi rezulton me detyrime të pashlyera ndaj organeve shtetërore,”- thuhet në auditim.

Vlera e shkeljeve financiare e konstatuar gjatë vitit 2020 është rritur në krahasim me vitin e mëparshëm, ku dëmi përllogaritej në 432,6 milionë lekë. Sipas këtij raporti, numri më i madh i ankesave është depozituar sa i takon tenderëve të hapura Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ndërsa është pikërisht ky institucion që është vënë në shënjestër të SPAK  për shkak të abuzimeve me tenderin për uniformat e policisë, i cili ka kushtuar 2.8 mld lekë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi ministria e financave tendera tendera abuzive ministria e financave tendera tendera abuzive

Sondazh

Poll