“A vret njeriu nga dashuria?”/ Bora Kërtusha ‘korr’ sukseset e librit, në vetëm 1 muaj publik, merr zemrat e
14 Korrik 2021, 17:02Nga DOSJA
TIRANË– Në romanin e saj te parë, “A vret njeriu nga dashuria?”, Bora Kërtusha shfaqet me dhuntitë e një rrëfimtareje të mirë, ku spikat saktësia e përshkrimit të situatave, kalimi nga një ngjarje në tjetrën, duke shmangur çdo kthesë artificiale.
Ajo është e aftë të ruajë një kompozicion të pastër e të saktë në harmoni të tematikës, subjektit dhe intrigave. Çdo situatë, sado fantastike apo surreale të duket, i ruan kufijtë e logjikës deri ne fund te romanit. Personazhet tashmë janë të prekshëm, që sa vijnë e bëhen më familjarë me lexuesit. Me këtë mënyrë të shfaqurit, romani i parë i Bora Kërtushës bëhet premtues për vëllime të tjera romanesh, të cilat do ta cojnë patjetër autoren në një rrugë të mundimshme, jo vetëm të kërkimit të temave dhe subjekteve të pakonsumuar ndër botime të deritanishme.
Bora Kërtusha është e aftë të ndërthurë në këtë roman situatat realiste të jetës, me romantizëm dhe situata magjike, që sido të vijnë ato nuk ndihen artificiale, por bëhen gjithnjë e më të besueshme,por edhe të motivuara bukur nga ruajtja e linjave të zhvillit, falë një kujtese të përkorë të shkrimtares deri në finale, e cila është edhe pika e saj më e fortë për ta bërë ngjarjen më tërheqëse, më të shpejtë e më dinamike.
Ajo i lë ngjarjet me një vel misteri që tërheq deri në fund leximin e tekstit. Bora Kërtusha është tashmë një autore e re shumë premtuese, sepse nuk shkruan asgjë të tepërt dhe nuk shkruan vetëm sepse duhet të shprehet përmes të shkruarit. Ajo e ndjen kohën për të shkruar atëherë kur subjekti bëhet gati për ngjizje, atëherë kur vetë ajo si natyrë kurioze ndihet e mbarsur me shumë pikëpyetje të jetës dhe ka kapur fillimin dhe vazhdimësinë e pandërprerë të një ngjarjeje. Por stili i saj i rrëfimit ka mbërthyer edhe lexuesit, pasi në vetëm 1 muaj publikim, libri ka pasur sukses.
(Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Rihanna dhe i dashuri i saj A$AP Rocky janë zyrtarisht duke bashkëpunuar, dhe janë parë duke xhiruar një videoklip së bashku në Neë York City gjatë fundjavës – ...
GREQI– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi, për të marrë pjesë në “Symi Symposium”, një samit i organizuar nga ish-kryeministri George Papandreou. Ajo që bie...
TIRANË– Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ditën e hënë. Dasma u zhvillua në anije në bregdetin e Vlorës dhe dek...
TIRANË- Pamjet e dhunës së Policisë Bashkiake ndaj tregtarëve ambulantë kanë ngjallur një valë të egër reagimesh në rrjetet sociale.Disa kërkojnë shkarkimi...
SHBA– Duket se romanca mes Irina Shayk dhe Kanye Ëest ka përfunduar, ose të paktën kështu na lë të kuptojmë veprimi i tyre i fundit.Burimet për Page ...
SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Los Angles në SHBA. Reperi indian Red Boy është vrarë nga persona të panjohur në momentin kur ishte live në Ins...
Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Sht...