Ekonomi

Anglishtja do të nisë që në klasën e parë! Fëmijët shqiptarë bilingual që 6 vjeç, vendimi i MASR hyn në fuqi në sht

12 Korrik 2021, 18:01 Nga DOSJA
Anglishtja do të nisë që në klasën e parë!

TIRANË– Prej 13 shtatorit, gjuha angleze do të mësohet në të gjitha shkollat e vendit duke nisur që nga klasa e parë. Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin, i cili do të hyjë në fuqi me nisjen e vitit të ri shkollor, duke bërë ndryshim nga vitet e tjera që anglishtja niste për nxënësit në klasën e tretë.

Gjuha angleze do jetë gjuha e parë për të gjithë nxënësit, nga klasa e parë deri në të 12-ën, ndërsa nisma ishte pjesë e planit për arsimin që u prezantua nga vetë kryeministri Edi Ramna në muajin mars të këtij viti.

Sipas përllogaritjeve, fëmijët e moshës 6-7 vjeç do të kenë mundësinë që të flasin dy gjuhë, të jenë bilingualë me shqipen dhe anglishten. Megjithatë edhe ky propozim ka hapur debate, pasi disa vlerësojnë se mosha e klasës së parë është ende shumë e re për të mësuar një tjetër gjuhë, veç asaj amë. Por kjo temë hap debat duke i ndarë prindërit në dy grupe. 

Sipas një studimi të bërë nga “Brainscape“, mosha më e mirë për të mësuar një gjuhë të dytë është në thelb që nga lindja, ose sa më herët të jetë e mundur . Nuk ka një përgjigje plotësisht të plotë për këtë pyetje, por shumica e gjuhëtarëve pajtohen: Sa më shpejt të filloni, aq më mirë.

Po ju si mendoni? A është vendim i mirë ky i Ministrisë së Arsimit për nisjen e nxënies së gjuhës angleze që në klasën e parë? 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale gjuha angleze gjuha angleze ne shkolla gjuha angleze gjuha angleze ne shkolla

Sondazh

Poll