Aktualitet

Priste dru në mal, zhduket prej një jave druvari në Martanesh, GJURMA e fundit që u gjet në pyll

11 Korrik 2021, 19:32 Nga DOSJA
Priste dru në mal, zhduket prej një jave druvari në Martanesh,

LIBRAZHD– Agim Shehu është zhdukur prej një jave. I riu nga fshati Kostenjë i Librazhdit rezulton i humbur që prej datës 04.07.2021, ndërsa për herë të fundit është parë në Lugun e Desë, pranë Martaneshit.

Shehu ka qenë duke punuar dhe nxjerrë lëndë drusore për shtylla miniere, por në vendin ku ishte nisur është gjetur vetëm motorsharra e tij. Ende familjarët nuk kanë asnjë lajm nga i riu i zhdukur, ndërsa mister ka mbetur fati i tij. 

Për zhdukjen është lajmëruar edhe policia e Librazhdit, por deri më tani nuk ka asnjë informacion të ri. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agim shehu librazhd agim shehu librazhd

Sondazh

Poll