Ekonomi

Shqiptarët mbeten në Korfuz/ Kanë blerë biletat që shiten online, por nuk ka traget për në Sarandë

8 Korrik 2021, 14:39 Nga DOSJA
Shqiptarët mbeten në Korfuz/ Kanë blerë biletat që

Emigrantë shqiptarë që kishin zgjedhur të ktheheshin në atdhe përmes portit të Sarandës kanë mbetur në Korfuz. Biletat online për Sarandë shiten por me të mbërritur në ishullin grek ata janë përballur me një realitet tjetër. Një prej tyre është e Ermal Fidhi që udhëtoi nga Gjermania.

Ai na tregon peripecitë e tij nga bordi i tragetit drejt Igumenicës, destinacion në të cilin po udhëtonte sot në mesditë duke devijuar udhëtimin e tij të kthimit në shtëpi.

Prej një jave një prej 8 trageteve të licencuar për transport detar është duke udhëtuar drejt Korfuzit 2 herë në ditë por itinerari në kthim nga Korfuzi është ende i bllokuar për arsye të mungesave në dokumentacionin teknik dhe të procedurave zyrtare në portin e Korfuzit.

Sipas autoriteteve portuale të Sarandës, qarkullimi në të dy anët e kufirit është mjaft i ulët dhe me shumë gjasa edhe në periudhën më të mirë porti nuk do jetë në gjendje të përpunojë më shumë se 1/10 e pasagjerëve të vitit 2019.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale sarande sarande

Sondazh

Poll