Art&Argëtim

‘Mora 2 vite pushime’, Arbana Osmani tregon shkëputjen nga puna: U bëra nënë shembullore, isha grua e paplotësuar

8 Korrik 2021, 15:18 Nga DOSJA
‘Mora 2 vite pushime’, Arbana Osmani tregon shkëputjen nga

TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani së fundmi ka zhvillua një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale.

Arbana ka qenë e hapur për çdo pyetje të bërë nga ndjekësit në Instastory. Moderatorja ka rrëfyer gjithçka duke nisur nga vështirësit që iu desh të kalonte pas lindjes të dy djemve Jonin dhe Diellin e deri te projektet e reja në televizion. Arbana ka dhënë edhe disa këshilla për nënat e reja, të cilat sipas moderatores duhet të tregohen të duruara me fëmijët por edhe të mos harrojnë veten.

“Kur linda Jonin unë kam marrë 2 vite pushim nga puna (1 vit shtatzënia dhe 1 vit pas lindjes) .Kam qenë njeriu më i lumtur në botë se lindja e tij më rilindi si njeri, por të them të drejtën, puna dhe rutina ime e zakonshme më mungonte shumë dhe e vuaja shkëputjen. Nuk kisha besim tek asnjë dado dhe mendoja që nëse do shkëputesha sadopak nga ai, do ndodhte diçka dhe ndjesitë e fajit nuk më linin të bëja asgjë. Kështu u bëra një “nënë shembullore”, por një grua e paplotësuar pa punën dhe pasionet e mia. Me Diellin vendosa të mos shkëputem aq gjatë nga puna dhe jam përpjekur të gjej një ekuilibër, por sërish kam ndjesi faji kur shkëputem për më shumë se disa orë. Është e vështirë të jesh një mama që punon, por është besoj më stërmunduese të jesh mama me kohë të plotë, nëse e dashuron punën tënde si unë. Kështu që, mos u ndje në faj nëse puna të plotëson dhe të bën të lumtur. Mama e lumtur, fëmijë i lumtur, mos harro”, – ka shkruar Arbana.

“Të mos e humbasin durimin me fëmijët dhe të mos harrojnë veten. Të gjenë se çfarë i bën të lumtura dhe të luftojnë për të. Nëna të lumtura rrisin fëmijë të lumtur,“- këshilloi ajo nënat e reja.

 

 

Në fund moderatorja ka zbuluar  se mezi po e pret sezonin e ri në televizion, i cili sipas saj “do të jetë një rollercoaster”.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani arbana osmani

Sondazh

Poll