Art&Argëtim

I japin mundësi të dytë njëri tjetrit, Tuna dhe Patrisi ‘arratisen’ bashkë për pushime

8 Korrik 2021, 12:04 Nga DOSJA
I japin mundësi të dytë njëri tjetrit, Tuna dhe Patrisi

TURQI-Këngëtarja Tuna Sejdi, ndodhet në pushime së bashku me dy vogëlushët e saj dhe duket se po i shijon në maksimum këto ditë ku ka ndarë edhe foto teksa ka treguar se djali i saj vogël Zeni, ka kaluar ditën e tij të parë në plazh dje.

Këngëtarja nuk ka treguar se kush po e shoqëron në këto pushime, por nga postimet në rrjete sociale vihet re qartë se ajo është “arratisur” së bashku me Patrisin për pak relaks. Duket se Zeni bashkë me vëllain më të madh, Tianin, i kanë bërë prapë bashkë prindërit.

Këto ditë ata kanë postuar vazhdimisht foto dhe video nga vende të njëjta. Dhe si për t’i vënë vulën këtij fakti, Tuna ka publikuar sot një video në të cilën shfaqet edhe Patrisi. Ajo e mban gjatë kamerën drejtuar nga ai dhe dallohet qartë se atë po e shoqëron ai për pushime.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz tuna sejdi tuna sejdi

Sondazh

Poll