Art&Argëtim

Humb jetën Robert Downey Sr., aktori i njohur jep lajmin: Babai vdiq në gjumë

7 Korrik 2021, 20:26 Nga DOSJA
Humb jetën Robert Downey Sr., aktori i njohur jep lajmin: Babai vdiq

SHBA- Robert Downey Sr., aktori dhe producenti i filmave klasikë si “Putney Swope” dhe “Greaser’s Palace”, vdiq të martën në mbrëmje pas disa vitesh betejë me sëmundjen e Parkinsonit. Lajmin për ndarjen nga jeta të 85-vjeçarit e konfirmoi djali i tij, Robert Downey Jr., i njohur për rolin si “Iron Man”.

“RIP Bob D. Sr. 1936-2021. Babai ndërroi jetë në gjumë,”-shkroi ai në postimin e bërë në Instagram, ku edhe ndau një foto me të atin.

Doëney lindi në New York City dhe u bë i njohur për filmin “Putney Swope”, në vitit 1969, ndërsa po ashtu ka shkëlqyer me projektet: “Balls Bluff” të 1961, “Babo 73” të 1964, “No More Excuses” të 1968, “Pound” të 1970 dhe “Greaser’s Palace” të vitit 1972.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz robert downey sr. vdes robert downey sr. robert downey sr. vdes robert downey sr.

Sondazh

Poll