Art&Argëtim

Ellen DeGeneres rrëfen si e abuzoi njerku: As nëna ime nuk më besonte

28 Maj 2019, 15:38 Nga DOSJA
Ellen DeGeneres rrëfen si e abuzoi njerku: As nëna ime nuk më

Moderatorja e njohur e emisionit për të qeshur ‘The Ellen Show’, Ellen DeGeneres ka zbuluar se është sulmuar seksualisht nga njerku i saj kur ishte 15-16 vjeçe. 61-vjeçarja tha se ai i kishte prekur disa herë gjoksin duke pretenduar se po e kontrollonte për ndonjë masë tumoriale.

Nëna e Ellen-it, Betty, e cila është operuar nga kanceri i gjirit, fillimisht nuk e besoi të bijën kur i tha për ngacmimin seksual.

“Ai më tha kur ishte jashtë qytetit se kishte ndjerë një gungë në gjoksin tim dhe duhet ta shihte sërish. Unë nuk merrja vesh nga trupi i njeriut, nuk e dija se gjinjtë janë të ndryshëm. Gjithsesi, ai më bindi se duhet t’i prekte gjinjtë e mi dhe pastaj e bëri dhe një herë tjetër dhe pastaj dhe një herë tjetër”.

Më pas moderatorja tregoi sesi ai u përpoq të hynte me zor në dhomën e saj dhe puna do të shkonte më larg sesa thjesht një prekje, ndaj ajo u hodh nga dritarja për t’u larguar.

“Nuk doja t’i thoja mamit sepse e dija që do të mërzitej dhe e mbronte atë”.

Megjithatë pasi i tregoi, e ëma nuk e besoi Ellen dhe qëndroi për 18-vjet me bashkëshortin. Kur pa që ai po e ndryshonte versionin e historisë disa herë, atëherë e kuptoi që e kishte gënjyer dhe i kërkoi falje të bijës.

Burimi: USA Today 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ellen degeneres historia e trishte moderatorja amerikane ellen degeneres historia e trishte moderatorja amerikane

Sondazh

Poll