Art&Argëtim

FOTO/ Pamjet e rralla, zbulohen 10 fole shqiponjash në shkëmbin e një mali

28 Maj 2019, 13:05 Nga DOSJA
FOTO/ Pamjet e rralla, zbulohen 10 fole shqiponjash në shkëmbin e

Organizata, Protection and Preservation of Natural Environment gjatë ekspeditës së fundit në terren ekipi ka arritur të zbulojë 10 fole të shqiponjave të malit në një shkëmb.

Në postimin e Facebook janë shpërndarë pamjet nga shkëmbi ku shqiponjat kanë ndërtuar foletë, një rast i rrallë ky për shkak të numrit të lartë të foleve në kaq pak hapsirë.

“Gjatë ekspeditave në terren ekipi ynë ka gjetur një territor të shqiponjës së malit me 10 fole të ndërkëmbyeshme. Të gjitha foletë janë ndërtuar në faqen e një shkëmbi dhe japin ndijesinë e një “pallati të madh me 10 apartamente”, që në vite të ndryshme përdoren nga i njëjti çift. Nga këshillimi me disa kolegë Ballkanas por edhe i literaturës ekzistuese, rezulton se ky territor (i ndodhur në jug-lindje të vendit), përfaqëson vendfolezimin me numër më të madh të foleve rezervë për shqiponjën e malit në Ballkan. Është fakt i njohur se shqiponja e malit ndërton fole rezervë për disa arsye por një numër kaq i madh folesh në një bllok të vetëm shkëmbor nuk është i zakonshëm.”- shkruhet në postimin e Facebook. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture shqiponja e malit ne ballkan shqiponja e malit ne ballkan

Sondazh

Poll