Aktualitet

Vrau gruan me thikë, arrestohet në spital Artan Ismalaja

6 Korrik 2021, 06:59 Nga DOSJA
Vrau gruan me thikë, arrestohet në spital Artan Ismalaja

DURRËS– Artan Ismalaja, 51-vjeçari që vrau me thikë të shoqen, klarita Ismalaja është vënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, mësohet se Ismalaja është arrestuar në spital, aty ku dhe ndodhet i shtruar e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi tentoi të vriste dhe veten.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artan Ismalaj vrau gruan e tij, nënën e dy fëmijëve, Klarita Ismalaja. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Bubq, në makinën e familjes ku po udhëtonte çifti. Ismalaja e qëlloi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas tentoi të vriste dhe veten. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan ismalaja burri vret gruan ne bubq klarita ismalaja artan ismalaja burri vret gruan ne bubq klarita ismalaja

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2021, 21:02

LEZHË– Babai i të dhunuarës Dava, Ndue Gjoni ka dhënë një deklaratë për media, ku është shprehur se ata e kanë rrahur familjarisht dhe shkaku është p...