Art&Argëtim

“Me shikime nga India e Vietnami”, Gold AG ‘thumbon’ këngëtarët shqiptarë për klikimet ‘fake’: Me rrejt veten s

29 Qershor 2021, 11:23 Nga DOSJA
“Me shikime nga India e Vietnami”, Gold AG ‘thumbon’

TIRANË-Reperi Gold AG, me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka treguar se klikimet e këngëtarëve shqiptarë janë të vjedhura sipas tij.

Ai ka publikuar një tabelë, në të cilën shihet se pjesa më e madhe e shikimeve janë nga Shqipëria dhe India. Po ashtu vihet re se ka shikime nga Vietnami, Indonezia, Tailanda, që nuk janë shumë të zakonshme për vendin tonë.

Reperi ka shkruar se këngëtarët po gënjejnë jo vetëm publikun por edhe veten duke blerë klikimet nga India e Vietnami.

“Me rrejt miletin ok? Ama me rrejt veten se di qysh po keni fytyre?! Klikimet e disa VIP-ave të estradës, që e gjejnë një fjalë e munohen me to me nxjerrë kejt kangën… vjen së shpjeti hiti, do bëhet nami me shikime nga Inidia e Vietnami”, shkruan reperi përkrah postimit të tij.

Nuk dihet si do të pritet nga kolegët kjo gjë por me siguri do të nxisë debate e polemika të shumta.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz gold ag klikimet gold ag klikimet

Sondazh

Poll