Art&Argëtim

E thyer në zemër! Dua Lipa jep lajmin se nuk do zhvillojë turneun e saj muzikor në Europë

28 Qershor 2021, 18:16 Nga DOSJA
E thyer në zemër! Dua Lipa jep lajmin se nuk do zhvillojë turneun

SHBA- Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka shtyrë turneun muzikor të saj të albumit “Future Nostalgia”.

Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja ka njoftuar fansat e saj se nuk do të vazhdojë turneun e saj muzikor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë. Dua ka treguar se do të zhvillohet në datat e reja të planifikuara, duke iu kërkuar fansave të mbajnë biletat e tyre.

Unë jam plotësisht e thyer në zemër që nuk jemi në gjendje të vazhdojmë me turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropiane këtë shtator dhe tetor. Ju lutemi mbani biletat tuaja, pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Mezi pres të kthehem në skenë dhe të ribashkohem me të gjithë ju dhe gjithashtu kam shtuar edhe më shumë data, të cilat dalin në shitje këtë javë. Dashuri, Dua,“-njoftoi këngëtarja.

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Turneu muzikor do të zhvillohet me këngë të albumit “Future Nostalgia”, i cili vitin e kaluar i solli shumë sukses Dua Lipës.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dua lipa dua lipa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Qershor 2021, 12:06

TIRANË– Astrologia Meri Shehu në llogarinë e saj në Facebook ka bërë parashikimin për ditën e sotme, 28 qershor. Sipas astrologes Asteroid me emrin A...