Ekonomi

Flutura kineze bën kërdinë në Librazhd, shkakton dëme të mëdha në pyjet e Bushit

26 Qershor 2021, 20:20 Nga DOSJA
Flutura kineze bën kërdinë në Librazhd, shkakton dëme

Flutura kineze (Cydalima perspectalis) po shkakton dëme të mëdha në pyjet e Bushit. Banorët ankohen se kjo flutur shkakton tharjen e plotë të bushit pasi ka aftësi të bëjë mbi 300 vezë ose larva.

Flutura kineze në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit ajo ka pushtuar vendin sidomos në zonën e Kuturmanit duke shkaktuar dëme të mëdha në pyjet e Bushit. Ajo ka aftësi të fluturojë deri në 15 km dhe ka një shumim tepër agresiv, ndërsa trupin e ka më të fuqishëm në krahasim me çdo flutur tjetër.

Banorët thonë se kanë vënë re se kjo flutur po zbon bletët nga frekuentimi i luleve, sidomos tek bliri ku bletët nuk duken gjëkundi.

“Luftimi i saj mund të bëhet me spërkatje nga ajri me bacillus thuringiensis por që është tepër e kushtueshme. Një mënyrë tjetër është luftimi biologjik që sipas informacioneve grerëza aziatike është insekti që ushqehet me me larvat, gjithashtu edhe shpendët ushqehen me fluturën”, thotë një banore.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale flutura kineze flutura kineze në shqipëri flutura kineze flutura kineze në shqipëri

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Qershor 2021, 13:15

Një Tiranë thuajse e zbrazët! Kalimtarë të pakët që ecin në pikun e vapës me nga një shishe ujë në dorë si për të mashtruar vapën plus 40 gradë në diell. Nga la...