Art&Argëtim

500 mijë euro në restorant? Haaland ironizon mediat greke: Keni harruar të shënoni pjatat kryesore, lajm i rremë!

27 Qershor 2021, 16:16 Nga DOSJA
500 mijë euro në restorant? Haaland ironizon mediat greke: Keni

GREQI– Erling Haaland ka ironizuar lajmet e mediave greke, të cilat kanë shkruar se norvegjezi ka harxhuar 500 mijë euro për vetëm gjashtë orë në restorant si dhe ka lënë 30 mijë euro bakshish. Në një status në Twitter, Haaland shkruan se në lajme nuk është shkruar për ‘pjatat kryesore’, duke shtuar më tej fjalët ‘fake news’ (lajm i rremë).

“Mendoj se kanë harruar pjatat kryesore, lajm i rremë,”- shkruan ai.

Një ditë më parë Sportime.gr shkruante për një mbrëmje ultra-luksoze në të cilën Haaland sipas tyre, ka shpenzuar 500 mijë euro në restorant me 30 mijë euro bakshish.

Sulmuesi 20 vjecar i Borussia Dortmund është duke shkruar një karrierë të pabesueshme në fushë, duke thyer vazhdimisht rekorde. Haaland, që për tu larguar nga Dortmund, ku fiton 8 milionë euro në sezon, kërkon një pagesë si të një lojtari elitar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz erling haaland mykonos erling haaland mykonos

Sondazh

Poll