Art&Argëtim

Kida në një lidhje me futbollistin e njohur?! Detajet në rrjetet sociale që ngritën dyshime

26 Qershor 2021, 10:59 Nga DOSJA
Kida në një lidhje me futbollistin e njohur?! Detajet në rrjetet

PRISHTINE- Prej disa ditësh, në rrjet qarkulluan zëra se Kida është në një lidhje dashurie me futbollistin e njohur, Valon Berisha. Shkak u bënë disa postime në rrjete sociale të shoqëruara me emoji zemre. Mirëpo, “Prive” ka mësuar se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se mes dyshes nuk ka ndjenja dashurie.

Dyshja janë thjesht miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, por asgjë më shumë se kaq. Kida kohët e fundit është duke u marrë me disa projekte muzikore që do të sjellë për fansat e saj në këtë sezon vere.

Këngëtarja madje ka udhëtuar drejt Dubait dhe është parë nën shoqërinë e reperit gjerman, Samra. Ndërkohë që të gjithë mendonin se këngëtarja kishte marrë disa ditë pushimi, në të vërtetë ajo kishte udhëtuar për të realizuar videoklipin e këngës që pritet të publikohet së shpejti.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kida valon berisha kida valon berisha

Sondazh

Poll