Bota

Sot do të përcillen për në banesën e fundit katër të zhdukur nga lufta e Kosovës

25 Qershor 2021, 06:49 Nga DOSJA
Sot do të përcillen për në banesën e fundit katër

KOSOVË– Ditën e sotme do të bëhet varrimi i 4 personave të zhdukur nga lufta e Kosovës.

Trupat e Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës si dhe Remzi Kurteshit, të cilët ishin të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë do të përcillen për në banesën e fundit.

Trupat e të ndjerëve ishin gjetur në varrezat e myslimanëve në Mitrovicë, në fund të vitit të kaluar.

Bajram Qerkini nga Shoqata për personat e pagjetur “Zëri i prindërve” ka thënë se varrimi i të ndjerëve është vonuar derisa ka përfunduar procesi i identifikimit të eshtrave në mostrat e marra me ADN.

Dibran Dibrani, Zeqir Muja si dhe Remzi Kurteshi do të varrosen në varrezat e martirëve në Shipol, ndërsa Magbule Muja do të varroset në Malishevë. Zeqir dhe Magbule Muja janë burrë e grua.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bajram qerkini dibran dibrani lufta e kosovës magbule muja remzi kurteshi bajram qerkini dibran dibrani lufta e kosovës magbule muja remzi kurteshi

Sondazh

Poll

Bota 25 Qershor 2021, 05:50

Dështojnë përpjekjet për një takim BE-Rusi

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë me Rusinë të propozuar nga Berlini dhe Parisi, tha Kancel...