Ekonomi

Tjetër lajm i mirë, zgjerohet fasha e vaksinimit, Manastirliu flet për kategoritë e reja që përfitojnë

23 Qershor 2021, 11:54 Nga DOSJA
Tjetër lajm i mirë, zgjerohet fasha e vaksinimit, Manastirliu flet

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije sot se, do të zgjerohet fasha e vaksinimit, duke përfshirë punonjësit e institucioneve në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të tjera.

Gjatë një inspektimi të procesit të vaksinimit në stadiumin “Air Albania, Manastirliu u shpreh se ritmi i procesit është i lartë por synohet që të rritet më tej me vaksinimin e kombinuar.

Ajo ka ndjekur procesin e vaksinimit në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Air Albania, nga ku u shpreh se ritmi është i lartë, por synohet të rritet me tej, me vaksinimin e kombinuar, si pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv.

“Kemi kryer më shumë se 900 mijë vaksinime. Ritmi është goxha i mire, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për vigjilencë dhe theksoi se do të intensifikohet programi i vaksinimit.

“Pavarësisht se jemi në një situatë shumë të kontrolluar të epidemisë në vend, kjo nuk do të thotë se duhet të ulim vigjilencën, e aq më pak, ritmin e vaksinimit”, tha Manastirliu

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Aktualisht është hapur fasha e vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, ndërsa vijon vaksinimi i kombinuar edhe me grupet e riskut. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale kategorite e vaksinimit nga covid 19 kategorite e vaksinimit nga covid 19

Sondazh

Poll