Art&Argëtim

‘Jam i frikësuar’/ Këngëtari i grupit ‘Blink-182’ zbulon se vuan nga kanceri

24 Qershor 2021, 15:34 Nga DOSJA
‘Jam i frikësuar’/ Këngëtari i grupit

SHBA- Këngëtari Mark Hoppus zbuloi të mërkurën se ai vuan nga kanceri.

Këngëtari i Blink-182 me anë të një deklarate në Twitter njoftoi fansat se gjatë tre muajve të fundit i është nënshtruar kimioterapisë. Në njoftimin e bërë Hoppus shprehu hapur se ndihet i frikësuar dhe e presin shumë muaj të tjerë trajtimi.

“Për tre muajt e fundit unë kam qenë duke kryer kimioterapi për kancerin. Jam i frikësuar, dhe në të njëjtën kohë jam i bekuar me mjekët dhe familjen, miqtë që po më ndihmojnë ta kaloj këtë. Unë ende kam muaj trajtimi, por po përpiqem të mbaj shpresat dhe të jem pozitiv,”– shkruan këngëtari.

pic.twitter.com/S9oZvPHZEw

— ϻ?Ⓡ? ??Ƥ?ย? (@markhoppus) June 23, 2021

Në fund Hoppus trego se mezi po pret që të shërohet plotësisht dhe të shikojë fansat në një koncert në një të ardhme të afërt.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz mark hoppus mark hoppus

Sondazh

Poll