Bota

Kurti pas takimit me Macron: S’ka zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën

23 Qershor 2021, 21:20 Nga DOSJA
Kurti pas takimit me Macron: S’ka zotim se do të ketë

PARIS– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee të Francës. Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke u shprehur se mesazhi ishte marrë.

Megjithatë kreu i qeverisë tha se ende se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas polotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte në rtk.

LAJMI KRYESOR: Kurti shkon në Francë, takon Presidentin Macron, do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti ne france emmanuel macron albin kurti albin kurti ne france emmanuel macron

Sondazh

Poll