Ekonomi

ERE miraton pagesat rregullatore për 304 licenca dhënë subjekteve të tregut

23 Qershor 2021, 05:52 Nga DOSJA
ERE miraton pagesat rregullatore për 304 licenca dhënë subjekteve

TIRANË– Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi pagesat rregullatore për 304 licenca që i janë dhënë subjekteve të ndryshme në tregun e energjisë dhe atë të gazit në vend. Referuar vendimit totali i pagesave rregullatore llogaritet në rreth 207 milionë lekë. Licencat nisin nga ato për prodhim energjie tek ndërtim, instalim dhe prodhim, për të vazhduar tek transmetim energjie apo gazi, furnizimi dhe tregtimi. Të gjithë subjekteve për të cilat është publikuar edhe tabela me detyrimin ERE ka bërë me dije se afati për shlyerjen e saj është 30 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare të vendimit.

I njëjti sanksionon se për këtë çështje ERE ka kërkuar informacion prej të licencuarve mbi deklarimin e të ardhurave për aktivitetet e licencuara në sektorin e Energjisë Elektrike dhe Gazit Natyror me një shkresë në shkurt të këtij viti mbi situatën e tyre të deklarimit të të ardhurave. Gjithashtu të gjithë të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror janë njoftuar për detyrimin ligjor që ata kanë për të paraqitur pranë ERE-s, pasqyrat e plota financiare për çdo vit ushtrimor brenda datës 31 Janar të vitit pasardhës ushtrimor.

Enti ka sqaruar edhe për mënyrën sesi është llogaritur pagesa rregullatore sa i takon rasteve kur subjektet kanë më shumë se një licencë dhe nuk kanë të ndarë aktivitetin në të ardhurat që kanë deklaruar.

“Për shoqëritë e licencuara që disponojnë më shumë se një licencë, të cilët nuk i kanë paraqitur pasqyrat financiare të ndara sipas aktiviteteve të licencuara për ndarjen e llogarive në zbatim të përcaktimeve të pikës 1, të nenit 35, të ligjit nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, dhe pikës 3, të nenit 30, të ligjit nr. 102/2015 “Për Sektorin e Gazit Natyror” i ndryshuar, pagesa rregullatore për vitin 2021 është llogaritur nëpërmjet peshës specifike të të ardhurave të deklaruara ndaj totalit të të ardhurave të sektorit të energjisë, për një nga licencat ndërsa për aktivitetet e tjera të licencuara është zbatuar automatikisht tarifa fikse e përcaktuar në pikën 6.3, të nenit 6, të Rregullores mbi përcaktimin e miratimin e pagesave rregullatorë, e ndryshuar me vendimin nr. 129, datë 10.08.2020, të bordit të ERE-s” thuhet në vendimin e ERE.

Për të licencuarit të cilët nuk kanë depozituar në ERE të dhëna mbi të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i licencuar apo nuk janë gjetur të dhëna mbështetur është konsideruar pagesa rregullatore e vitit 2020. Për ata që kanë pasur diferenca pozitive në vitin 2020 Enti ka bërë edhe zbritjet për pagesën e vitit aktual.

“Në zbatim të përcaktimeve të pikës 2, të vendimit nr. 258, datë 21.12.2020, të bordit të ERE “Mbi Korrigjimin e Pagesave Rregullatorë për Vitin 2020 për disa nga të Licencuarit e Sektorit të Energjisë”, janë përllogaritur dhe janë alokuar në llogaritjen e pagesës rregullatore të vitit 2021 të gjitha diferencat tek të gjithë të licencuarit e sektorit të energjisë që nuk kanë qenë subjekt i këtij vendimi, për efekt të buxhetit të ERE-s miratuar me vendimin nr. 22, datë 30.01.2020, të bordit të ERE-s” nënvizon Enti.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi enti rregullator i energjisë enti rregullator i energjisë

Sondazh

Poll