Ekonomi

Si ligjet anti-duhan po na pengojnë të lëmë duhanin

21 Qershor 2021, 17:12 Nga DOSJA

“Duhet të pyesim: Cili është proporcioni mes legjislacionit dhe riskut?”

Deri më sot, bota ka humbur rreth 3.8 milion njerëz nga COVID-19. Një shifër shkatërruese e cila, për fat të keq, mbetet më pak se gjysma e numrit vjetor të vdekjeve nga duhanpirja. Çdo ditë, 1.1 miliardë njerëz nëpër botë ende ndezin cigare, një numër që ka ngecur në vend prej mbi 20 vitesh, pavarësisht dekadash përpjekje për kontrollin e duhanit.

“Të gjitha faktet kërkojnë që bota të veprojë.”, deklaroi Derek Yach, president i Foundation for a Smoke-Free World, “Në aspektin shkencor, është bërë shumë. Çfarë mbetet, është një ndryshim në aspektin kulturor dhe politik, për të ndryshuar mendësitë.”

Forumi Global për Nikotinën u fokusua këtë vit edhe tek problemi i legjislacionit, i cili fatkeqësisht në shumë vende vazhdon të ketë një përmbajtje shumë konservatore kur vjen fjala për alternativat pa tym të cilat duhanpirësit mund t’i përdorin për të lënë cigaren. Alternativa si produktet me ngrohje, që e ngrohin duhanin pa e djegur atë, duke shmangur kështu çlirimin e mijëra substancave potencialisht të dëmshme, ende nuk trajtohen si një kategori më vete në shumicën e legjislacioneve.

Në lidhje me “demonizimin” e pajustifikuar të nikotinës, foli politikania e njohur australiane Fiona Patten.

“Thuhet shpesh se përdorimi i drogërave duhet të konsiderohet si problem shëndetësor, jo si problem kriminal. E megjithatë, kur bëhet fjalë për nikotinën, përdoruesit e cigareve elektronike, trajtohen si të jenë duke bërë ndonjë krim.”, u shpreh kryetarja e Reason Party.

Ajo e krahasoi çështjen e nikotinës me rastin e opioideve, duke arsyetuar se nëse ligji mbështet dhënien e substancave si metadoni për të ndihmuar lënien e drogës, duket e pakuptueshme përse të mos mbështesë edhe marrjen alternative të nikotinës kur kjo ndihmon lënien e duhanit. Nikotina, edhe pse e vërtetuar shkencërisht se nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve që shkaktohen nga duhanpirja, përsëri mbetet e paragjykuar.

“Shkenca ekziston. Mund ta përcjellësh nikotinën përmes produkteve shumë më pak të rrezikshme. Ka njerëz të cilët janë të prirur t’i provojnë.” tha David Sëeanor, kryetar i bordit këshillues të Center for Health Laë, “Inovacioni do të vijë, por çështja është se nga do ta orientojmë ne atë. Do ta përdorim që të ndihmojmë përshpejtimin e përmirësimit të shëndetit publik përmes legjislacionit të duhur, apo do të merremi me budallëqe[…]?”

Këtë qasje e mbështetën dhe folës të tjerë të konferencës, e cila është më e rëndësishmja e llojit të saj.

“Duket sikur kemi patur më tepër informacion në lidhje me cigaret elektronike 10 vite më parë, sesa tani që shkenca ka avancuar”, u shpreh Christopher Snowdon, gazetar britanik, “Pavarësisht përpjekieve, ka akoma njerëz që besojnë se nikotina shkakton kancer […] po bëjmë hapa mbrapa.”

Folësit krahasuan edhe dy modelet e qasjes legjislative karshi produkteve me ngrohje, cigareve elektronike apo produkteve të tjera pa tym: modeli i Britanisë së Madhe, ku shteti i mbështet alternativat pa tym; si edhe modeli i Polonisë, me një qasje konservatore.

“Unë jam kaq ziliqar, sepse në Mbretërinë e Bashkuar ju keni PHE-në dhe Kolegjin Mbretëror të Mjekëve të cilët ngrenë zërin të sigurt për informacionin e tyre”, tha kimisti Miroslaw Dworniczak, “Në Poloni, shumica e informacionit është se nikotina shkakton kancer dhe se është e keqe”.

Jo më larg se muajin e kaluar, Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit në Britani njoftoi se do të dhurojë cigare elektronike për të gjithë të shtruarit në urgjencë që janë duhanpirës, pavarësisht arsyes pse gjenden në spital. Ky u komentua si një moment historik, pasi për herë të parë shteti po pranon metodën e cigares elektronike si një ndihmesë për lënien e cigares.

Forumi Global për Nikotinën këtë vit mbahet në Liverpul, që njihet ndryshe si “shtëpia e reduktimit të dëmit të duhanit”, pasi në vitet ’80 atje filluan lëvizje masive në këtë drejtim.

(Dosja)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale forumi global për nikotinën iqos albania forumi global për nikotinën iqos albania

Sondazh

Poll