Art&Argëtim

Pas thashethemeve në lidhje me pamjen e saj, Khloe Kardashian pranon ndërhyrjen

21 Qershor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Pas thashethemeve në lidhje me pamjen e saj, Khloe Kardashian pranon

SHBA- Khloe Kardashian pasi ka dëgjuar thashethemet në lidhje me pamjen e saj, vendosi të sqarojë fansat. Sipas mediave të huaja Khloe Kardashian ka folur për pamjen e saj në ndryshim në ribashkimin e ‘Keeping Up With the Kardashians’.

Khloe ka treguar se spekulimet rreth operacioneve plastike janë gjithmonë diçka që e bezdis atë, por ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në hundë.

“Për mua të gjithë njerëzit thonë ‘Oh Zot, ka bërë transplantin e tretë në fytyrë’, por unë kam bërë vetëm një ndërhyrje në hundë. Dhe të gjithë mërziten pse unë nuk flas për këtë pjesë, kur askush nuk më ka pyetur mua. Unë kam bërë injeksione jo Botox.”– është shprehur Khloe.

Khloe ka treguar se u bë e pasigurt në vetvete për shkak të gjithë gjërave që i thoshin të tjerët. Për më tepër trajtimi special që motrat e saj merrnin ka ndikuar akoma më keq në besimin që ka tek vetja.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz keeping up with the kardashians’ khloe kardashian keeping up with the kardashians’ khloe kardashian

Sondazh

Poll