Art&Argëtim

‘Burri im po planifikon një aksident me makinën time’ letra që çoi princ Charles të intervistohej si i dyshuar në vras

21 Qershor 2021, 07:47 Nga DOSJA
‘Burri im po planifikon një aksident me makinën time’

BRITANI– Ish shefi i policisë metropolitane, John Stevens ka zbuluar se ai mori në pyetje Princin Charles për akuzat se ai kishte komplotuar për të vrarë Dianën, princeshën e Uellsit.

Charles u intervistua si dëshmitar në 2005, gjatë një hetimi tre-vjeçar mbi vdekjen e Diana në një aksident me makinë në Paris në 1997.

Sipas Guardian, ai u mor në pyetje në lidhje me një shënim që ish-gruaja e tij kishte shkruar në 1995 duke parashikuar që ajo do të vdiste nga “dëmtimi i frenave dhe dëmtimi i rëndë i kokës” në mënyrë që Charles të martohej me ish-dadon e djemve të tij, Tiggy Legge-Bourke. Në atë kohë qarkullonin zëra të rremë se princi dhe Legge-Bourke kishin një lidhje.

Shënimi, i cili iu dorëzua shërbëtorit të saj, Paul Burrell, lexonte: «Unë jam ulur këtu në tryezën time sot në tetor, me mall që dikush të më përqafojë dhe të më inkurajojë të jem e fortë dhe të mbaj kokën lart. Kjo fazë e veçantë në jetën time është më e rrezikshmja. Burri im po planifikon një aksident në makinën time. Dështimi i frenimit dhe dëmtimi serioz i kokës për t’i bërë të qartë rrugën që ai të martohej me Tiggy. Camilla nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim, kështu që ne jemi duke u përdorur nga njeriu në të gjitha kuptimet e fjalës.”

Daily Mail raportoi se Lord Stevens ia lexoi shënimin Charles-it në një takim në Pallatin St James në Londër dhe më pas e pyeti nëse kishte dijeni rreth saj dhe pse princeshë Diana kishte lënë një shënim të tillë.

Princi Charles u shpreh se nuk kishte dijeni të ekzistencës së letrës, madje për herë të parë e ka dëgjuar kur Mirror publikoi një pjesë të saj pas një marrëveshje me Barrell.

Princi i Uellsit nuk u intervistua më si i dyshuar. Versioni i pacensuruar i shënimit nuk u bë publik deri në vitin 2007 në prova të dëgjuara gjatë hetimit për vdekjet e Diana dhe Dodi Al Fayed.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz john stevens paul burrell princ charles tiggy legge-bourke vdekja e princeshe dianes john stevens paul burrell princ charles tiggy legge-bourke vdekja e princeshe dianes

Sondazh

Poll