Art&Argëtim

“Femna jote m’ka fiksim”/ Sherri mes Noizyt dhe Meriton Mjekiqit vazhdon, moderatori e thumbon: S’jap au

20 Qershor 2021, 09:17 Nga DOSJA
“Femna jote m’ka fiksim”/ Sherri mes Noizyt dhe Meriton

TIRANË– Sherri mes moderatorit Meriton Mjekiqi dhe reperit Noizy vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pse të dy protagonistët e konsiderojnë “kapitull të mbyllur”. I ftuar të shtunën në “Soiree” në T7, me Jonida Shehun, Meriton Mjekiqi u pyet për Noizyn, por nuk pranoi të flasë. 

“Të ndërrojmë pyetje sepse çdo përgjigje e imja ndaj emrin që përmende mund të bastardohet. Kam vendosur, e them ekskluzive,  që nga ky moment me lut çdo gazetar dhe çdo media që të mos përfshihet emri im dhe i tij. Ky është një vendim i imi. Koha televizive është shumë e rëndësishme për t’i dhënë audiencë”, është shprehur Meriton Mjekiqi.

Pak kohë më parë, moderatori u përfshi në një përplasje virtuale me Noizy-n. Gjithçka nisi pas një komenti që Big Kik, i cili ishte i ftuar në emisionin e Meritonit “Gjoni’s Black”, ku u shpreh se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi OTR. Ky i fundit reagoi menjëherë duke përfshirë dhe moderatorin.

“Po nuk u përmend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy, Noizy, Noizy, Noizy, Noizy. E di që ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkruante ndër të tjera asokohe Noizy.

Mjekiqi iu përgjigj duke thënë: “Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”. Debati vijoi më tej, por ndërsa mendohej se situata ishte qetësuar, në lojë është futur dhe miku i Noizy-t, Varrosi, i cili postoi një mesazh nga ish-gruaja e Meritonin duke e shoqëruar me fjalët: “Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi Meritonit, i cili teksa ka publikuar një bisedë ka shkruar: “Ooo kikrik më keni shkruar me ju marr në emision e ju kom refuzu po ti i Prizrenit je”. Më pas ka publikuar një video të Varrosit ku shkruan: “E ku me të marr me këtë freestyle. Nejseee hahahaha”.Debati vazhdon.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz meriton mjekiqi noizy meriton mjekiqi noizy

Sondazh

Poll