Art&Argëtim

“Çohu Enver”/ ‘Kryqëzohet’ nga ndjekësit, Adrola Dushi: Shoqëria jonë po kalon episode të rënda jetësore

18 Qershor 2021, 08:22 Nga DOSJA
“Çohu Enver”/ ‘Kryqëzohet’ nga

TIRANË-Adrola Dushi ka reaguar përsëri pas postimit të djeshëm ku të gjithë fansat e keqkuptuan pas postimit të saj.

Pas postimit të djeshëm ku ajo ishte shprehur se shqiptarët nuk dinë të menaxhojnë e të përdorin në dobi të vetes demokracinë dhe lirinë dhe kishte përmendur edhe Enverin që ti bënte derman shqiptarëve, ajo ka reaguar përsëri duke thënë se ndjekësit e saj e kishin keqkuptuar statusin.

Ajo ka shkruar se ndjekësit nuk e kanë kuptuar se çfarë ka dashur të thotë modelja përmes saj. Adrola ka thënë se fjala ‘çohu Enver’ ishte në mënyrë figurative jo se ajo preferon regjimin komunist apo totalitarist.

Postimi i Adrolës:

“Per storyn paraardhes, thirrja “cohu Enver” eshte absolutisht figurative dhe kjo nuk do te thote qe une preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshte per te shprehur shokun tim emocional/mendor sa i perket ndodhive banale qe ndodhin ne vendin tone. Duke u perpjekur per te qene si bota, po ngaterrojme vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin siperfaqesor qe po perpiqemi te shesim. Edhe pse eshte fraze kontradiktore per ne shqiptaret, kjo qe une permenda nuk eshte ne ligjerate te drejte por figurative sic e thashe dhe po e perdor ne nje moment te caktuar ku shoqeria jone po kalon episode te renda si jetesore, ashtu edhe kulturore”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz adrola dushi adrola dushi

Sondazh

Poll