Bota

E rëndë/ Ndërron jetë 27-vjeçari i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Klinë

17 Qershor 2021, 07:35 Nga DOSJA
E rëndë/ Ndërron jetë 27-vjeçari i cili mbeti i

KOSOVË– 27-vjeçari i cili mbeti i plagosur  mbrëmë në Klinë ka ndërruar jetë pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Sipas Express lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rreth orës 02:15, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, personi që është plagosur mbrëmë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Rugova.

Viktima është i moshës 27-vjeçare dhe është nga fshati Gllarevë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se ka arrestuar një person të dyshuar.

Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë. Lidhur me këtë rast, është plagosur një person, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë mbrëmë Rugova.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora driton rugova te shtena ne kosove vrasje ne kline driton rugova te shtena ne kosove vrasje ne kline

Sondazh

Poll