Bota

‘Eleganca e një gruaje Arbëreshë’, fotografi i njohur Mario Testino mahnitet nga bukuria shqiptare

17 Qershor 2021, 07:14 Nga DOSJA
‘Eleganca e një gruaje Arbëreshë’, fotografi i njohur

ITALI– Fotografi i mirënjohur i botës së modës, Mario Testino ka kapur në fokusin e aparatit të tij bukurinë e arbëreshëve të Italisë.

Fotografi peruan pak kohë më parë vizitoi Horen e Arbëreshëve për t’u njohur më nga afër me kulturën e shqiptarëve të larguar shekuj më parë drejt Siçilisë nga atdheu i tyre.

Në Instagram ku ai ndiqet nga miliona fansa ai ka publikuar një foto të një gruaje arbëreshe të shkrepur gjatë vizitës së tij.

“Elegance, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Sicili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve.Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je”.– e shoqëron foton Testino.

 

 

A post shared by MARIO TESTINO (@mariotestino)

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arbereshët e italise mario testino arbereshët e italise mario testino

Sondazh

Poll