Departamenti i Drejtësisë tërheq padinë kundër John Boltonit për librin
17 Qershor 2021, 06:18Nga DOSJA
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka hequr dorë nga padia kundër John Boltonit, ish-këshilltarit afatshkurtër të presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, mbi librin e tij që zyrtarët argumentuan se zbuloi informacion të klasifikuar, sipas dokumenteve të gjykatës dhe përfaqësuesve ligjorë të Boltonit. Prokurorët gjithashtu pezulluan një hetim të jurisë së madhe mbi botimin e librit, tha avokati i zotit Bolton të mërkurën.
Administrata e ish presidentit Trump ngriti padi vitin e kaluar për të bllokuar botimin e librit të Boltoni, “Dhoma ku ndodhi” dhe për të rimarrë kopjet e librit që ishte shpërndarë tashmë. Libri, i botuar në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ofroi detaje prapa kuintave dhe vlerësime jo të mira të marrëdhënieve të Trumpit në politikën e jashtme. Aty përshkruhej se si Trumpi i kërkoi Presidentit të Kinës Xi Jinping të ndihmonte perspektivat e rizgjedhjes së tij dhe se si Trumpi i bëri presion homologut të tij ukrainas për hetime me natyrë politike.
Avokatët e Departamentit të Drejtësisë që paditën zotin Bolton për librin kishin këmbëngulur që dorëshkrimi përmbante informacione të klasifikuara që mund të dëmtonin sigurinë kombëtare dhe se Boltoni, një ish-ambasador i SH.B.A.-së në Kombet e Bashkuara, nuk kishte përfunduar një proces shqyrtimi para publikimit të projektuar për të parandaluar zbulimin e sekreteve qeveritare.
Të mërkurën, administrata Biden paraqiti një dokument në gjykatën federale duke hequr dorë nga padia, duke i dhënë kështu fund zyrtarisht betejës njëvjeçare të gjykatës.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi ishte pjesë e një bandë të rrezikshme zhvatësish dhe pastrues parash. Ai është arrestuar nga policia e M...
Udhëtimi i parë jashtë vendit i Presidentit Joe Biden shpalosi filozofinë e tij diplomatike dhe negociuese, ndërsa ai bashkonte aleatët tradicionalë demokratikë...
Astronautët e agjensisë hapësinore amerikane, NASA, dhe nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dolën nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) të mërkurën p...
Policia e Hong Kongut arrestoi pesë drejtues të Gazetës Apple Daily herët në mëngjes të enjten, përfshirë kryeredaktorin e saj, njoftoi media lokale, në goditje...
FRANCË- Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë ...
KOSOVË– Në mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë në qendër të qytetit të Klinës.Në fotot e publikuara shihet se Policia e Kosovës e ka siguruar vendi...
ZVICËR- Presidenti rus Vladimir Putin sot zhvilloi takimin me presidentin amerikan Joe Biden. Putin fluturoi drejt Zvicrës me një avion luksoz që tërhoqi ...
GJENEVË– SHBA-ja dhe Rusia publikuan një deklaratë të përbashkët pas takimit të niveit të lartë midis dy udhëheqësve të vendeve.Edhe pse si para takimit dh...
NEW YORK- New York ka lëshuar mbrëmë fishekzjarre në shenjë feste pasi ka arritur fundin e kufizimeve nga Covid-19. Mediat e huaja raportojnë se festa filloji ...