Bota

Autorë të 70 krimeve në Itali!/ Shqiptari pjesë e bandës së rrezikshme, kryenin vjedhje, zhvatje dhe pastrim parash

17 Qershor 2021, 06:12 Nga DOSJA
Autorë të 70 krimeve në Itali!/ Shqiptari pjesë e

ITALI– Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi ishte pjesë e një bandë të rrezikshme zhvatësish dhe pastrues parash. Ai është arrestuar nga policia e Milanos së bashku me bashkëpunëtorin e tij italian. Dy anëtarët kishin kryer më herët sulme me armë dhe eksplozivë dhe fshiheshin në Milano.

Hetimet ndaj anëtarëve të bandës nisën pas dy krimeve të rënda të ndodhura në vitin 2018, kundër një sipërmarrësi vendas. I pari kishte djegur një kamion dhe kishte qëlluar me armë një makinë, ndërsa i ndaluari tjetër shpërtheu një pajisje të fuqishme cila dëmtoi shtëpinë dhe një apartament ngjitur.

Lidhur mbi rastin hetimet u ndalën te dy persona, një italian me origjinë nga Cerignola dhe një shqiptar, të cilët akuzohen për një total prej katër sulmesh, gjithmonë kundër të njëjtit sipërmarrës.

Këta persona ishte të shtyrë në zhvatje nga një organizatë e vërtetë kriminale, e kryesuar nga Apuliani, si “dominus”, i cili dëshironte të merrte kontrollin e bizneseve të vogla, kompanive, klubeve të natës dhe supermarketeve, të zgjedhur për të pastruar para të pista, të marra përmes mashtrimeve të shumta. Banda kriminale ka kryer deri në 70 krime.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni shqiptari ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll