Art&Argëtim

Fjolla Morinës tregon detaje nga klipi i ri: Kemi xhiruar në varreza, ishte shumë e vështirë

24 Maj 2019, 19:17 Nga DOSJA
Fjolla Morinës tregon detaje nga klipi i ri: Kemi xhiruar në varreza,

TIRANË– Këngëtarja Fjolla Morina e ftuar tek “Rudina” ka treguar detaje lidhur me klipin e saj të xhiruar në varreza. 

Klipi i këngës “Si ta pranoj” i është dedikuar personave të afërt të këngëtares, të cilët janë larguar nga jeta. 

“Kjo këngë nuk është bërë vetëm për një person, por për njerëzit që i humbim nga jeta, të dashurit tanë. Rozana Radi edhe Fifi e ka bërë tekstin. Jam ndjerë mirë, por ka qenë edhe e vështirë për mua sepse kjo pjesë është e ndjeshme. Ne s’duam ta pranojmë vdekjen, por është diçka që na përfshin të gjithëve. Është pak e rëndë për t’u pranuar. Por unë e kam bërë për të gjithë njerëzit që kam humbur nga jeta, miqtë e mi, familjarët. Ia dedikoj njerëzve të mi të dashur që nuk jetojnë më. Kemi xhiruar në orën 22:30 në varreza. Nuk deshëm të xhirojmë natën në fakt, por ashtu ndodhi sepse nuk na premtoi koha. Ka qenë shumë i vështirë realizimi i këtij projekti dhe ka marrë 8 muaj kohë”, tha këngëtarja.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fjolla morina klipi i xhiruar ne varreza fjolla morina klipi i xhiruar ne varreza

Sondazh

Poll