Art&Argëtim

Lotët “ujë” të Elvana Gjatës, këngëtarja vjen sërish me zemër të thyer: Sot po laj çmimin që të desha ty, a e ki

13 Qershor 2021, 20:07 Nga DOSJA
Lotët “ujë” të Elvana Gjatës,

TIRANË- “Loti” është balada më e re që këngëtarja Elvana Gjata ka sjellë në treg në nisjen e këtij sezoni veror. Një këngë me një tekst që flet për dhimbjet e zemrës, porme një ritëm që të bën të kërcesh.

“Lotët uj, uj, uj, uj Lotët për ty uj, uj, uj, uj (Lotët për ty uj, uj, uj, uj) E di jetë e di jetë një ditë, Kan’ m’u harru,”- thotë Elvana në refrenin e këngës, pa na zbuluar se për kë i rrjedhin lotët ujë këtë herë.

Proza e shkruar flet për një dashuri, mëkatet e të cilës po lahen nga vajza që e këndon. Kënga është shkruar nga vetë Elvana dhe tashmë përflitet nga komentuesit nëse ajo e ka përjetuar vetë këtë histori e cila është një dedikim për një dashuri të rëndësishme të këngëtares që tashmë s’është më.

Mes vargjeve ajo tregon këtë histori të dhimbshme dashurie ku ndër të tjera shprehet se tani po lan çmimin pse deshi atë, ndërkohë që i drejtohet me fjalët “Ti s’je normal”. Kënga ka nota dhembjeje, brenge dhe pendese për një dashuri vërtet të madhe.

“Po laj çmimin se desha ty, me lot po laj, si s’jom nal, duke t’fal, si s’jom nal nal. Baby, a e din si ndjesi me i pas krejt, po se ke një njeri”-thotë ajo ndër të tjera.

Vallë për kë e ka këtë dedikim këtë herë këngëtarja? Nuk dimë të themi por kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bën të tilla këngë pasi vetëm një muaj më parë Elvana publikoi një këngë ku me anë tekstit tregonte një histori me temë të njëjtë.

(f.m/e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elvana gjata elvana gjata

Sondazh

Poll