Art&Argëtim

U akisdentua dhe u dënua me ‘arrest shtëpie’/ Rrëfehet Aleksandër Gjoka: Po e shijoj, është shumë bukur nën rrezet e

12 Qershor 2021, 20:19 Nga DOSJA
U akisdentua dhe u dënua me ‘arrest shtëpie’/

TIRANË– Para pak kohësh këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga Policia pasi u përfshi në një aksident pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ndaj si dënim për të, Gjykata vendosi që ta linte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.Mbrëmjen e kësaj të shtunë në emisioni “Soiree”, këngëtari ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje skype për të përshendetur nipin e tij, Renisin. I pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se si po e kalon arrestin e shtëpisë, ai tha se po e shijon vërtet kohën e pushimit, duke shtuar se kujdesej që të merrte rreze dielli në shtëpi.

Biseda e plotë:

Kush është më rebel, ti apo Renisi? Të ka ngjarë ndopak Renisi tek kjo natyra jote rebele e të thyerit të regullave?

Aleksandër Gjoka: Renisi është kantautor demokracie. Renisi është shumë më i përmbajtur, më i qetë.

Çfarë këshillash i jep zakonisht Renisit?

Aleksandër Gjoka: Unë s’para jap këshilla, por në karakter jo, në muzikë po mund t’i jap. Nuk dua që të më ngjajë mua.

Për çfarë nuk do të të ngjajë ty?

Aleksandër Gjoka: Në karakter, në jetën private, në jetën e përditshme. Në muzikë pastaj le të jetë rebel s’ka problem.

Gjatë këtyre ditëve që ti po vuan arrestin e shtëpisë, je në një farë mënyre i kufizuar. A ndihesh si rock-u në diktaturë? Dhe si ndihet Sandër Gjoka që të mos ketë mundësi të mos lëvizi lirshëm dhe të mos e ketë lirinë absolute siç ai është mësuar gjithmonë ta ketë?

Aleksandër Gjoka: *Qesh. Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.

(k.m/doska.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka aleksandër gjoka arrestohet aleksandër gjoka

Sondazh

Poll