Bota

Takimi dypalësh, Macron: Marrëdhëniet franko-britanike mund të rivendosen vetëm nëse Johnson i qëndron marrëveshjes së

12 Qershor 2021, 12:41 Nga DOSJA
Takimi dypalësh, Macron: Marrëdhëniet franko-britanike mund

BRITANI– Presidenti francez, Emmanuel Macron, i tha kryeministrit britanik, Boris Johnson, të Shtunën se marrëdhëniet Franko-Britanike mund të rivendoseshin vetëm nëse ai qëndronte në marrëveshjen e divorcit të Brexit që nënshkroi me Bashkimin Evropian.

Sipas Guardian, qëkur Britania përfundoi daljen e saj nga BE-ja në fund të vitit të kaluar, marrëdhëniet me bllokun dhe veçanërisht Francën janë acaruar, me Macron duke u bërë kritiku më i zëshëm i refuzimit të Londrës për të respektuar kushtet e një pjese të marrëveshjes së saj për Brexit.

Në një takim në Grupin e Shtatë ekonomive më të përparuara të botës në Anglinë jug-perëndimore, Macron i tha Johnson se të dy vendet kishin interesa të përbashkëta, por që lidhjet mund të përmirësoheshin vetëm nëse Johnson mbante fjalën e tij për Brexit.

Presidenti i tha Boris Johnson se kishte nevojë për një rivendosje të marrëdhënieve franko-britanike,”- tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kjo mund të ndodhë me kusht që ai ta mbajë fjalën e tij me evropianët,”- tha burimi, duke shtuar se Macron foli në anglisht me Johnson.

Samiti i G7 nisi ditën e djeshme në Cornwall. Në këtë takim marrin pjesë 7 vendet më të zhvilluara në botë, të cilat janë: SHBA me President Joe Biden, Anglia me Kryeministër Boris Johnson, Franca me President Emmanuel Macron, Italia ne Kryeministër Mario Draghi, Gjermania me Kancelarën Angela Mercel, Japonia me Kryeministër Yoshihide Suga, Kanadaja me Kryeministër Justin Trudeau si dhe e pranishme në takim do të jetë gjithashtu Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lajmi kryesor/ Nis dita e dytë e Samitit të G7/ Prioritet mposhtja e pandemisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson emmanuel macron samiti g7 ne cornwall boris johnson emmanuel macron samiti g7 ne cornwall

Sondazh

Poll