Art&Argëtim

Plagosi me dy plumba Met Elshanin, arratiset nga spitali i dyshuari

24 Maj 2019, 12:35 Nga DOSJA
Plagosi me dy plumba Met Elshanin, arratiset nga spitali i dyshuari

Disa ditë më parë, menaxheri i shtëpisë diskografike “On Records”, Met Elshani mbeti i plagosur me dy plumba në këmbë pas një përleshje mes dy grupeve.  (Lexo këtu)

Adhurim Krasniqi, personi i cili plagosi Elshanin ditë më parë u identifikua nga policia dhe ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ku ishte edhe nën mbikëqyrje të policisë.Thuhet se si pasojë e përleshjes ai ishte lënduar dhe për këtë arsye i ishte nënshtruar një trajtimi mjekësor.

Këtë mëngjes, Adhurim Krasniqi, i cili ka plagosur menaxherin e “On Records”, është arratisur nga institucioni në fjalë, raporton “Klan Kosova”.

Mehmet Elshani, me origjinë nga Suhareka, njihet ndryshe edhe si Meti. Ai është edhe pronar i njërit prej televizioneve muzikore “ON TV” dhe i “Security Panther”.

Meti është aktualisht menaxher i reperit Feronit Shala i njohur ndryshe si Shala. Ai ka qenë menaxher edhe i këngëtares Kida (Orhidea Latifi) dhe reperëve vëllezër Mozzik (Gramoz Aliu) dhe Getinjo, të cilët tashmë e kanë prishur kontratën me këtë kompani.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz met elshani plagoset menaxheri i vipave met elshani plagoset menaxheri i vipave

Sondazh

Poll