Art&Argëtim

Pas akuzave të forta ndaj tij, Johnny Depp publikon mesazhet me Amber Heard. Ja çfarë i shkruan

24 Maj 2019, 11:33 Nga DOSJA
Pas akuzave të forta ndaj tij, Johnny Depp publikon mesazhet me Amber

Johnny Depp ndau atë që ai pretendon se ishte mesazhi i fundit që kishte marrë nga Amber Heard përpara betejës së divorcit.

Në maj të vitit 2016, Heard paraqiti kërkesën për divorc nga aktori i famshëm, si dhe mori një urdhër kufizues, duke akuzuar bashkëshortin e saj për abuzim familjar (Lexo këtu).

Depp mohoi akuzat, dhe e akuzoi për shpifje ish-bashkëshorten e tij.

Në letrat gjyqësore të fituara kohët e fundit në “Fairfax County”, në Virxhinia, aktori bëri një deklaratë duke pretenduar se bashkëshortja e tij ka sajuar të gjithë historinë.

“Kur unë nuk e pranova kërkesën e saj për para, zonja Heard më akuzonte publikisht për dhunën në familje, duke kërkuar dhe marrë një urdhër të përkohshëm kufizues kundër meje. Kur u paraqit në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos-it, të premten, më 27 maj 2016, shihej shenja e shquar dhe e prerë në fytyrën e saj që ajo pretendonte se ishte rezultat i goditjes në fytyrë nga një celular i hedhur nga unë mbrëmjen e 21 majit të vitit 2016”,– është shprehur Johny Depp.

55-vjeçari gjithashtu ndan mesazhin me tekst, të cilin e shoqja e tij e kishte dërguar para betejës së divorcit ku i kërkonte të pajtoheshin.

“Bëje këtë ose jo, si ta shikosh të arsyeshme. Ti dhe unë e kemi nën kontroll. Ne e duam njëri-tjetrin. Unë mendova se ti kërkove divorc. Më the se po shkoje dhe më the lamtumirë. Më vjen keq nëse të kam lënduar. Unë nuk kam asgjë tjetër, përveç dashurisë për ty.”- është mesazhi i fundit që Amber Heard i ka dërguar aktorit.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz amber heard dhune divorc johnny depp mesazhi i fundit amber heard dhune divorc johnny depp mesazhi i fundit

Sondazh

Poll