Art&Argëtim

A do t’i propozonte partneres i ulur në gjunjë? Këngëtari Valon Shehu: Se di! Më vjen turp, ndoshta jo…

9 Qershor 2021, 18:22 Nga DOSJA
A do t’i propozonte partneres i ulur në gjunjë?

TIRANË-  Këngëtari Valon Shehu ka treguar se si e imagjinon momentin kur do t’i propozojë partneres për martesë. I ftuar në emisionin “Rudina”,  këngëtari ka treguar më tepër nga natyra dhe personaliteti i tij. Valoni ka treguar se nuk është një natyrë e ndrojtur, por gjërat private mesa duket këngëtari dëshiron t’i mbajë për vete.

Gjatë bisedës Valoni është pyetur nëse do i propozonte partneres i ulur në gjunjë, gjë që e ka vendosur në siklet.

“Varet nga momenti, se kam edhe turp të më shohin në masë e kështu. Po ia bëra, do ta propozoj në një plazh vetëm unë dhe ajo. Kur kam vëmendje kompleksohem pak. Gjërat private dua t’i mbaj ashtu. Kam edhe si turp t’i tregoj, “-tha ai.

Sidoqoftë për Valonin ky moment nuk është afër, pasi ai ka treguar se nuk është në një lidhje serioze që të bëhet publike.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz rudina magjistari valon shehu rudina magjistari valon shehu

Sondazh

Poll