Art&Argëtim

Paralizohet në fytyrë nga gabimi i dentistit, moderatorja italiane: Mu desh të bëja ndërhyrje kirurgjikale për të rregull

9 Qershor 2021, 08:24 Nga DOSJA
Paralizohet në fytyrë nga gabimi i dentistit, moderatorja italiane: Mu

ITALI- Moderatorja e ‘Domenica In’, Mara Venier, ka deklaruar se ka pësuar një paralizë fytyre, për shkak të një gabimi të dentistit. Në një postim në Instagram, ajo shkruan se në 31 maj kur po bënte një impiant dhëmbësh, humbi pjesërisht ndjeshmërinë në fytyrë. Ajo gjithashtu ka thënë se pas këtij impianti, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të korrigjuar këtë gabim. Më tej, Venier shkruan se me dentistin, i cili bëri këtë gjë, do të flasë sërish në një vend tjetër. 

“Miqtë e Instagramit, dua të ndaj makthin që po jetoj. Të hënën e shkuar 31 maj shkova te një dentist këtu në Romë për një implant të planifikuar prej muajsh. Arrita në atë klinikë (tani për tani nuk po e them emrin dhe adresën) në 9.30. Dola në 17.30, pas 8 orësh! Nga ai moment humba plotësisht ndjeshmërinë e një pjese të fytyrës sime, gojës, fytit, buzëve dhe mjekrës.

Po e shmang pjesën tjetër, sepse ky nuk është vendi (me dentistin do të flasim diku tjetër). Të enjten nxitova për te kirurgu maksilofacial, i cili pasi kontrolloi gjendjen, të premten, më operoi për të hequr implantin që shkaktoi paralizën parciale. U shtrova në spital. Sot do të bëj një kontroll, por do të jetë një gjë shumë e gjatë, shpresoj të shmang një ndërhyrje tjetër”

 

 

A post shared by Mara Venier (@mara_venier)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz domenica in mara venier domenica in mara venier

Sondazh

Poll