Art&Argëtim

Aktorja britanike pranon se është ngacmuar seksualisht, Knightley: Situatë dëshpëruese

8 Qershor 2021, 18:38 Nga DOSJA
Aktorja britanike pranon se është ngacmuar seksualisht, Knightley:

LONDËR- Aktorja Keira Knightley ka pranuar se është ngacmuar seksualisht. CNN raporton se Knightley ka patur shqetësime gjatë xhirimit të skenave intime.

Keira Knightley ka thënë se si çdo grua që ajo njeh ka përjetuar ngacmimin seksual. Pas situatës ajo shprehet se nëse do t’i duhej të bënte një rol në film si ai i mëmësisë dhe pranimit të trupit, duhej patjetër që të bëhej me një regjisore femër .

Duke folur për revistën Harper’s Bazaar, aktorja 36-vjeçare britanike e quajti situatën “dëshpëruese”.

Fjalë për fjalë, unë nuk njoh askënd që nuk ka qenë në një farë mënyre pjesë e një ngacmimi ose çfarëdo tjetër që janë ndjerë të shtypura,”– tha Knightley.

Keira Knightley është e njohur për rolet e saj kryesore në ‘Piratët e Karaibeve’ dhe ‘Krenaria dhe Paragjykimi’. Shfaqja e saj e ardhshme do të jetë filmi ‘Nata e heshtur’, e cila përfundoi xhirimet pak para se të fillonte pandemia Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz keira knightley keira knightley

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Qershor 2021, 12:59

TIRANË– Armina Mevlani ka hedhur poshtë zërat për një krisje të mundshme në mardhënien në çift me Shkelzen Berishën, pasi ky i fundit nuk u pa...