Art&Argëtim

Shkoi me nënën në mbrëmjen e maturës, i riu flet për zgjedhjen e tij: Ajo është shoqja ime e përjetshme

8 Qershor 2021, 10:01 Nga DOSJA
Shkoi me nënën në mbrëmjen e maturës, i riu flet

KUKËS- Sabit Tusha është i riu nga Kuksi që vendosi të shkojë në mbrëmjen e maturës me nënën e tij, ndryshe nga bashkëmoshatarët, të cilët zgjodhën nga një shoqet e tyre. Në një intervistë për ATV, Tusha u shpreh se nëna e tij ishte arsyeja që ai e vazhdoi gjimnazin, si dhe se atë donte që të shkonte në maturë pasi tha se ajo ishte shoqja e tij e përjetshëm.

“I thashë oj nanë më mirë të shkoj me ty se me ndonjë shoqe të klasës, për shkak se tek e fundit shoqja ime e përhershme je ti”, tha ai.

Me tej ai u shpreh se nga 12 fëmijet që ata janë në familje, ishte i vetmi që e mbaroi gjimnazin, pasi të gjithë kishin shkuar jashtë. Ai më tej ka bërë të ditur se shoqëria që ka pasur nuk ka qënë e dhënë mbas shkollës, por të largoheshin nga Shqipëria dhe të mendonin për të ardhmen e tyre.

“Jemi 8 vëllezër dhe asnjëri prej tyre nuk e ka mbaruar gjmnazin. Veç me ia plotësu qejfin nanës, jam munduar ta kryej gjimnazin. Jam shoqëruar me shoqëri që nuk ishte e dhënë pas shkollës. Donim të iknim nga Shqipëria, të mendonim për të ardhmen tonë. Kam dashur të iki, por duhet të lija shkollën. Falë mamasë tim arrita ta merrja, i vetmi ndër 12 fëmijët. Vëllezërit dhe motrat kanë emigruar jashtë, prej situatës në vendin tonë,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

virale virale mbremja e matures sabit tusha mbremja e matures sabit tusha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Qershor 2021, 06:51

Shpjegimi shkencor: Pse qielli është i kaltër?

Është e lehtë të shohim se qielli është i kaltër. Por a e keni menduar ndonjëherë pse? Shumë njerëz tjerë të mençur e kanë menduar këtë. Dhe wshtw d...