Art&Argëtim

Ka krizë në çift? Armina Mevlani festoi 30-vjetorin, Shkëlzen Berisha “hesht”. Asnjë urim publik për partneren, s’u

7 Qershor 2021, 16:21 Nga DOSJA
Ka krizë në çift? Armina Mevlani festoi 30-vjetorin,

TIRANË– Blogerja e njohur Armina Mevlani festoi 30-vjetorin e lindjes. Ajo organizoi një festë me të gjithë miqtë e saj më të ngushtë, ku nuk munguan as urimet në rrjetet sociale. Por ra në sy mungesa e njërit.

Ajo e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha, Shkëlzenit, i cili për çdo vit i ka dedikuar një urim në rrjete sociale. Po ashtu Berisha nuk është parë në asnjë nga videot e publikuar nga miqtë e Arminës gjatë festës, duke ngritur dyshime në marrëdhënien e çiftit.

Megjithatë ai nuk i ka fshirë nga rrjetet e tij sociale fotot me blogeren, por duket se ka zgjedhur që ta urojë privatisht, edhe pse Armina festoi përvjetor. Mbetet për t’u parë nëse mes çifti ka krisje, apo mungesa e urimit është zgjidhje për të mos qenë pjesë e mediave rozë.

Shkëlzeni, e motra Argita dhe prindërit Sali dhe Lirie Berisha janë shpallur non grata pak kohë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai nuk është më pjesë e rrjeteve sociale.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz armina mevlani armina mevlani

Sondazh

Poll