Ekonomi

Nuk nxirren leksione! Pushteti vendor i papërgatitur përballë emergjencave, pandemia uli me 5.3% të ardhurat e bashkive

7 Qershor 2021, 16:32 Nga DOSJA

TIRANË– Pushteti vendor nuk është i përgatitur për të përballuar emergjenca! Mesa duket qeveria nuk ka nxjerrë “mësime” nga tërmeti i vitit 2019, përmbytjet dhe pandemia e koronavirusit, ndaj edhe këtë vit në buxhetin e pushteteve lokale mungojnë fondet për të përballuar emergjencat. Gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku bën me dije se në raport thuhet se nevojat e pandemisë janë mbuluar nga fondet e transferuara nga buxheti i shtetit.

“Bashkitë nuk kanë një mekanizëm financiar funksional dhe të përshtatshëm për përballimin situatave të emergjencave dhe aftësitë ripërtëritëse pas tyre vlerësohen të ulëta. Gjithashtu, bashkitë janë shumë të ekspozuara ndaj goditjeve të brendshme apo të jashtme të cilat materializohen shumë shpejt në financat e tyre. Ndër faktorët që mund të kenë çuar në rënien e të ardhurave nga burimet e veta vendore mund të renditen: përkeqësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe të familjeve që mund të ketë përcaktuar mos pagesa, futja e masave fiskale lehtësuese për kategoritë në nevojë, zhvendosja në kohë e pagesave për detyrimet vendore,”– thuhet në raport.

Në total 61 bashkitë në vend mblodhën rreth 24.2 miliardë lekë në vitin 2020, duke shënuar kështu një rënie prej rreth 5.3% krahasuar me vitin 2019. Tkurrja më e madhe e të ardhurave është shënuar në Bashkinë e Lezhës, e cila nga të ardhurat e veta -57.3% më pak para, edhe pse gjatë këtij dimri u desh të përballej me përmbytje që shkaktuan dëme.

Po ashtu sipas raportit bëhet me dije se të ardhurat nga taksat vendore kontribuuan me rreth 15.2 miliardë lekë në buxhetin total të bashkive, në rënie me rreth 4.8% krahasuar me një vit më parë. Rënie kjo e shkaktuar edhe nga pandemia e koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi buxheti i shtetit 2021 fondi i emergjencave fondi i emergjencave per bashkite buxheti i shtetit 2021 fondi i emergjencave fondi i emergjencave per bashkite

Sondazh

Poll