Art&Argëtim

Nuk kanë të ndalur polemikat mbi grupin Maneskin, akuzohen për plagjiaturë nga një bandë rocku holandeze

6 Qershor 2021, 14:16 Nga DOSJA
Nuk kanë të ndalur polemikat mbi grupin Maneskin, akuzohen për

ITALI– Polemika dhe telashet duket se nuk kanë të ndalur për fituesit e Eurovizionit, Maneskin. Pas akuzave të pabazuara për përdorimin e drogës nga Damiano David në Eurovision, një histori tashmë e mbyllur, tani banda, e cila fitoi konkursin më 22 maj në Roterdam, akuzohet për plagjiaturë.

Sipas Ansa, akuzat janë bërë nga  Joris Lissens, një anëtar i grupit The Vendettas i cili i tha medias Hollandeze RTL se kënga “Zitti e Buoni”, e cila triumfoi së pari në Sanremo dhe më pas në Roterdam, do t’i kujtonte atij disa tinguj të hitit të tij “You want it, yo.ve got it ”.

Vendettas nuk do të ndërmarrë asnjë veprim kundër fituesve të Eurovision.

Këta djem nuk kanë lindur kur kemi pasur këtë grup rock“,- pranoi këngëtari.

Faqja RTL, përfshirë versionin francez që mori lajmet, ftoi lexuesit të marrin një ide mbi plagjiaturën e mundshme duke krahasuar dy pasazhet.

Ndërkohë, grupi ka vendosur të ndahet nga menaxherja historike, Marta Donà.

Kemi kaluar 4 vite të paharrueshme plot ëndrra dhe projekte për të përmbushur. Unë ju solla këtu. Tani e tutje ju keni vendosur të vazhdoni pa mua. Zemra ime është thyer por ju uroj më të mirën e jetës djema”, shkroi Donà në Twitter .

Banda u kufizua në njoftimin në profilet sociale: “Ne jemi duke punuar për muzikë të re dhe gjithashtu po planifikojmë turne në Evropë”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz damiano david joris lissens maneskin zitti e buoni damiano david joris lissens maneskin zitti e buoni

Sondazh

Poll