Bota

Aksident në Prishtinë, dy makina përplasen në kryqëzim duke shkaktuar 5 të plagosur

6 Qershor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Aksident në Prishtinë, dy makina përplasen në kryqëzim

KOSOVË– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë në kryqëzimin e rrugës ‘Robert Doll’ dhe ‘ukshin Hoti’ ku janë përplasur dy mjete.

Sipas Express, shkaqet e aksidentit nuk bëhet të ditura, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për hetime të mëtejshme.

Deri më tani rezulton se si pasojë e këtij aksidenti 5 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për trajtim, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.  Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”,- tha Ahmeti.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aksident ne prishtine flora ahmeti aksident ne prishtine flora ahmeti

Sondazh

Poll