Bota

Komisioni Europian hap një hetim për Facebook-un nëse ka shkelur rregullat duke përdorur të dhëna reklamuese: KE ka frikë

5 Qershor 2021, 09:07 Nga DOSJA
Komisioni Europian hap një hetim për Facebook-un nëse ka shkelur

BRUKSEL-Komisioni Europian ka hapur një hetim antitrust për të vlerësuar nëse Facebook ka shkelur rregullat e konkurrencës duke përdorur të dhëna reklamuese të mbledhura veçanërisht nga reklamuesit, për të konkurruar me ta në tregjet ku Facebook është aktiv, siç janë reklamat e klasifikuara.

Sipas mediave hetimi do të vërtetojë gjithashtu, nëse Facebook lidh shërbimin e tij të reklamave, Marketplace, me rrjetin social, duke shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së.

“Pas një hetimi paraprak, KE ka frikë se Facebook do të shtrembërojë konkurrencën për shërbimin e reklamave në internet. Në veçanti, ai mund të përdorë të dhëna të marra nga ofruesit konkurrues, që operojnë në platformën e saj, për të ndihmuar Marketplace të mposhtë konkurrencën”, shkruan ekzekutivi i BE-së.

Facebook përdoret nga gati tre miliardë persona në baza mujore dhe nga gati shtatë milionë kompani që reklamojnë. Ai mbledh sasi të mëdha të dhënash mbi aktivitetin e përdoruesit, duke e lejuar atë të drejtojë grupe specifike të klientëve.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota facebook komisioni europian hap hetim kunder facebook facebook komisioni europian hap hetim kunder facebook

Sondazh

Poll