Aktualitet

Dosja e Becchetit në Shqipëri, Imeraj: Ka kaluar në gjykatë për pastrim parash, jemi në fazën e pyetjes së dëshmitarëv

2 Qershor 2021, 21:04 Nga DOSJA
Dosja e Becchetit në Shqipëri, Imeraj: Ka kaluar në gjykatë

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur për dosjen e hapur për biznesmenin Francesco Beccheti në Shqipëri. E ftuar në “Opinion”, Imeraj tha dosja e Becchetit është në Gjykatë tashmë.

Ajo tha se dosja ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve dhe të mbledhjes së të dhënave. Sipas Imerajt, Beccheti po gjykohet për pastrim parash.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Dosja e tretë është ajo e hetimit ndaj Becchetit…pse po hetohet në Shqipëri?

Elisabeta Imeraj: Nuk jeni korrekt me termat, çështja e Becchetit është në gjykim, kryesisht për pastrim parash, vijon gjykimi në fazën e marrjes së të dhënave dhe pyetjes së dëshmitarëve

Blendi Fevziu: Është një çështje që ka lidhje me pastrimin e parave dhe jo për atë që ai është ankuar në Arbitrazh

Elisabeta Imeraj: Jo, është një çështje veç, por se sa mund të gërshetohen, pritet të shihet në të ardhmen

Blendi Fevziu: Ju keni kërkuar ekstradimin e biznesmenit nga Londra, gjë që u refuzua nga autoritetet atje…

Elisabeta Imeraj: Është diçka e ndodhur shumë vite më parë. Si çdo vend edhe Shqipëria bëri kërkesën që duhej

Blendi Fevziu: A mendoni ju që ai e ka kryer vërtet këtë vepër penale?

Elisabeta Imeraj: Unë nuk eci me unë mendoj, por me atë që ka prokuroria në shkresa.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj francesco beccheti elisabeta imeraj francesco beccheti

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Qershor 2021, 20:43

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar arrestimit e bujshëm të Emiljano Shullazit dhe të grupit të tij. Teksa ishte e ftuar ...