Bota

Bilanci i Covid në Kosovë/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit dhe vetëm 19 raste të reja

1 Qershor 2021, 13:20 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë/ Asnjë humbje jete në 24 orët

KOSOVË-Në 24 orët e fundit në Kosovë ashtu si edhe dje nuk ka patur asnjë vdekje nga Covid-19 ndërsa numri i personave që rezultojnë pozitivë të infektuar me Covid është 19 persona.

Njoftimi i IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,733 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 19 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,429 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,241 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,143 raste.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid kosove covid kosove

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2021, 11:23

Gjuetarët europianë të korrupsionit

“Më shumë para, më shumë fleksibilitet, më pak rregulla”, drejtuesja e Prokurorisë së BE, që filloi nga puna të martën (01.06) shikon detyra të mëdh...