Bota

“Nuk kam presion”, Albin Kurti flet për takimin me Vuçiç: Dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë, jo asociacion një

1 Qershor 2021, 11:29 Nga DOSJA
“Nuk kam presion”, Albin Kurti flet për takimin me

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me takimin e planifikuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë një vizite në Parkun e Biznesit në Prizren, Kurti tha se takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, do të mbahet nga mesi i qershorit dhe dialogu do të jetë parimor.

Nuk kam presion. Ka diskutime të vazhdueshme. Dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë, por palë në bisedime. Me programin tonë dhe me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar, do ta përfaqësojmë Kosovën

I pyetur nga gazetarët për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, tha Kurti.

Ditën e sotme, përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak teksa mbajti konferencën në Kosovë tha se qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciç.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic takimi kurti-vucic albin kurti aleksander vucic takimi kurti-vucic

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2021, 11:23

Gjuetarët europianë të korrupsionit

“Më shumë para, më shumë fleksibilitet, më pak rregulla”, drejtuesja e Prokurorisë së BE, që filloi nga puna të martën (01.06) shikon detyra të mëdh...