Aktualitet

Kultivimi i kanabisit, Klodiana Lala jep detaje, ç’ndodh “skutave”: Ka sera, por laboratorë të specializuar

1 Qershor 2021, 06:44 Nga DOSJA
Kultivimi i kanabisit, Klodiana Lala jep detaje, ç’ndodh

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me operacionin e Policisë së Shtetit në zonën e Fushë Krujës pak ditë më parë, ku u asgjesuan qindra rrënjë kanabisi. 

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala bëri me dije se tendencat për rritjen e kultivimin e kanabisit kishin kapur nivelet e vitit 2016, shifër që sipas saj nuk do të pranohej kurrë nga Policia e Shtetit.

Duhet të flasim për një shqetësim shumë të madh për rritjen e kanabisit në masë. Ka tendeë të shkojë në nivelet e 2016. Vetëm pak ditë më parë në afërsi të Rinasit, një avion i GdF ka pikasur rastësisht një parcelë të madhe, me 5 mijë rrënjë. Ndërsa në Fushë Krujë janë diku tek 17 mijë rrënjë dhe kubikë. Ka tendencë në rritje dhe kjo duhet që të na shqetësojë. Ka sera por edhe laboratorë të specializuar,”-tregoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala klodiana lala

Sondazh

Poll